Hazard: Jam duke luajtur një nga sezonet më të mirë në karrierë
Ylli i Chelseat Eden Hazardi përsëri ia ka hapur të gjitha dyert kalimit të tij në Real Madrid.

Gjatë një interviste me France Football, futbollisti belg tha se gjithmonë i ka pëlqyer të eksplorojë gjëra të reja dhe se përgjigja e tij për një kalim në Real Madrid tashmë dihet.

“Gjithmonë kam thënë se dua të eksploroj diçka më ndryshe pas Anglisë. Por, ka edhe gjëra që më bëjnë të qëndrojë”, tha Hazardi.

Ai beson se sezoni aktual me Chelsea është ndër më të mirët në karrierën e tij.

“Pas Kupës së Botës, desha të largohem, por në fund qëndrova në Chelsea dhe jam duke e luajtur njërin prej sezoneve të mia më të mira deri tani. Prandaj, nuk kam nevojë për ndonjë sfidë ndryshe”, shtoi ai.

I pyetur nëse kalimi në Real Madrid do ta lumturonte, ai u përgjigj: “Ju e dini shumë mirë. Po ma bëni pyetjen e njëjtë, edhe pse e dini cila është përgjigja. Pra, nuk keni përse pyesni”.
Shtuar më 21/01/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori