Hazard: Jam gati të bëjë gjithçka për këtë skuadër
Eden Hazard në merkaton e verës ka qënë një nga emrat më të lakuar për tu larguar ng Chelsea.

Por së fundmi Hazard ka deklaruar disa herë se ai është i lumtur te Chelsea dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

“Ndihem me shumë vetëbesim, jam duke e shijuar futbollin tim këtu. Ne kemi trajner të ri dhe shumë lojtarë të mirë”, ka thënë Hazard.

“E di se kur unë luaj mirë, atëherë edhe skuadra luan më mirë, kështu që unë duhet të jam gati për gjithçka. Sezoni është i gjatë, por ne do të luftojmë deri në fund, dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi”. ka deklaruar belgu. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori