Hazard: Kam nevrikosur të gjithë trajnerët që kam punuar me ta
Eden Hazard ka dhënë një deklaratë befasuese ku ka thënë se ai i ka nevrikosur të gjithë trajnerët e Chelsea me të cilët ka punuar.

Pas humbjes dëshpëruese ndaj Arsenal, me rezultatin 2-0, ishte trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri i cili shpërtheu në konferencën për shtyp, duke adresuar disa kritika për lojtarët e tij.

Sigurisht se cak i kritikave ishte edhe Eden Hazard, i cili nuk ishte bindës në pozitën e 9-shës fals.

Mirëpo, belgu nuk është befasuar nga këto kritika dhe ka thënë se ai ka nevrikosur të gjithë trajnerët, sikurse Sarrin.

“Nuk kam nervozuar vetëm Conten. Në karrierën time, kam nervozuar të gjithë trajnerët dhe tani po e nervozoj edhe Sarrin. Kam nervozuar edhe Mourinhon” ka thënë Hazard.

“Ata të gjithë mendojnë se duhet të shënosh, të bësh më shumë. Me siguri do ta nervozoj edhe trajnerin e ardhshëm që do ta kem” ka thënë më tej belgu. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori