Hazard: Këtë vit largohem nga Franca
Interi mund të shpresojë akoma. Në një moment të vështirë për klubin milanez dhe kur nevoja për merkato është shumë e nevojshme, vijnë lajme të mira nga Franca, ku Interi është shumë i interesuar për një prej lojtarëve më të mirë për momentin në Francë.

Talenti belg i Lille, Eden Hazard, i cili kërkohet shumë nga skuadra e Moratit, në një intervistë për lEquipe është shprehur: "Po luaj sezonin e fundit në Francë. Por nuk dua të largohem në janar. Do shkoj në një skuadër të ndërtuar tashmë dhe nuk do luaj dot në Ligën e Kampioneve", mësohet të ketë thënë sulmuesi i kampionëve transalpin. Përveç Interit, në ndjekje të Hazard janë edhe klube si Chelsea, Arsenal, Real Madrid dhe PSG.

Zikaltrit do kenë mundësinë ta shohin nga afër në San Siro teksa do luhet ndeshja e vlefshme për Champions League, Inter-Lille. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori