Hazard largon vëmendjen nga Reali: Dua të fitoj Europa League me Chelsea-n
Eden Hazard është përfolur për një kalim të mundshëm tek Reali i Madridit në fund të këtij sezoni. Gjithashtu u përfol se Chelsea refuzoi ofertën nga Real Madrid këtë javë, shkruan Albeu.com.

Por Eden Hazard largon vëmendjen nga Reali teksa bën të ditur se dëshiron të ndihmojë Chelsea-n të fitojë Europa Leage.

Zinedine Zidane premton ndryshime këtë verë pasi u rikthye tek Real Madrid këtë muaj dhe Eden Hazard është objektivi kryesor. Madje belgu më parë ka pranuar se një transferim në Santiago Bernabeu është "ëndrra" e tij.

"Unë mendoj për momentin vetëm të përmirësohem", tha Hazard për "VTM News" nga stërvitja me Belgjikën të martën, kur u pyet për një lëvizje në Real Madrid.

"Unë dua të shkëlqej me Chelsean dhe të përpiqem të fitoj Europa League. Këtë javë mendoj për Belgjikën dhe pastaj për në Chelsea-m.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se nuk është i shqetësuar për mundësinë e largimit të Hazardit, duke thënë se ai dëshiron vetëm lojtarët "që duan të luajnë për Chelsea".

Hazard, 28 vjeç, do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij të tanishme në Chelsea sezonin e ardhshëm.

Mesfushori thotë se dy muajt e ardhshëm janë "shumë të rëndësishëm" për klubin.

"Ne mund të fitojmë Europa League - ne duhet të fitojmë Europa League ose të përfundojmë në katër të parët për të luajtur në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm," përfundoi Hazard. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori