Hazard merr vendimin për të ardhmen
Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ka bërë të ditur se ai do ta marrë vendimin për të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni, pasi që për momentin është i përqendruar te Chelsea.

“Jam duke menduar vetëm për Chelsean tani. Gara zgjat shtatë apo tetë muaj, pas kësaj do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Trajneri e ka të njëjtën filozofi në futboll si unë. Ai gjithmonë mendon për topin. Ai mendon si ne, lojtarët, për futboll”, ka thënë Hazard.

“Nëse e shihni se si luan Napoli, është falë Maurizio Sarrit, stili i tij tani reflektohet edhe te Chelsea. Edhe ai ka këtu lojtarë që i përshtaten sistemit të tij. Kështu që po, jemi shumë të lumtur dhe jemi duke luajtur futboll të mirë”.

Kontrata e Hazardit me Chelsean është e vlefshme deri në vitin 2020, mirëpo tani që është afruar afati kalimtar i janarit, kanë filluar të intensifikohen edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e lojtarit. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori