Hazard mohon një marrëveshje me Realin e Madridit
Eden Hazard ka hedhur poshtë aludimet sipas të cilave ai kishte arritur marrëveshjen për transferimin te Real Madrid në merakton e verës.

Media spanjolle kishte raportuar një ditë më parë se belgu kishte dakordësuar parimisht një marrëveshje 5-vjeçare për tu bashkuar me Real Madrid në një transferim që do ta bënte atë futbollistin më të paguar.

Gjithsesi, vetë Hazard që është aktualisht i angazhuar me ekipin kombëtar të Belgjikës, refuzoi që në prag të ndeshjes ndaj Qipros, të përfshihej në raportimet që e transferojnë atë në Bernabeu.

"Nuk ka asgjë në ato raportime. Unë jam i fokusuar në ndeshjen ndaj Qipros. Ajo është e vetmja gjë për të cilën po mendoj aktualisht", deklaroi Hazard. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori