Hazard mund të largohet nga Chelsea në verë
Eden Hazard ka thënë se nuk dëshiron kalimin në Paris Saint-Germain, por mund të largohet nga Chelsea gjatë verës së ardhshme.

“Ka pasur kontakte në të kaluarën me PSG-në”, ka thënë Hazard.

“Nëse shkoj ndonjëherë në Francë, do të shkoj vetëm te Lille”.

“Mirëpo tani për tani nuk ka shanse që unë të kthehem në ligën franceze”.

“Largimi im gjatë janarit është i pamundur. Nuk mund ta lë skuadrën dhe fansat e mi në janar”.

“Do të jetë i mundur largimi im në verë, por gjithashtu mund të jetë e mundur që të qëndroj gjatë gjithë karrierës sime te Chelsea”.

Ylli i Chelseat është lidhur disa herë me një largim të tij nga “Stamford Bridge”, me destiancionin e tij të mundshëm në Real Madrid.
Shtuar më 25/11/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori