Hazard: Ndihem krenar që kam luajtur me Fabregas
Eden Hazard ka lavdëruar Cesc Fabregasin, i cili do të largohet nga klubi londinez pas katër sezoneve e gjysmë qëndrimi.

31-vjeçari është shumë pranë kalimin te Monaco, teksa do të bashkohet me trajnerin Thierry Henry.

Para se të largohej nga Chelsea, Fabregas pati mundësinë t’i thotë lamtumirën Stamford Bridge të shtunën në një ndeshje të FA Cup.

Mesfushori spanjoll ishte kapiten i të kaltërve në fitoren 2-0 ndaj Nottinham Forestit dhe i shfaqi emocionet kur u zëvendësua në fund të takimit.

Hazard ka qenë pjesë e rrugëtimit të Fabregasit në Chelsea, duke fituar dy tituj të Premier Ligës, një titull të Fa Cup dhe një të League Cup së bashku.

"Mund të them që në këto pesë vite kam qenë me fat që kam luajtur me të. Në vitin e parë kur erdhi, ne i fituam dy titujbashku", deklaroi Hazard.

"Ai është djalosh i mirë në fushë dhe jashtë saj, miq i madh i imi po ashtu. Shpresoj se do të ketë një të ardhme të mirë", Përfundoi Hazard. /albeu.com /

Shtuar më 06/01/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori