Hazard: Në fund të sezonit mund të largohem nga Chelsea
Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ka bërë të ditur se ai mund të largohet nga të kaltrit në fund të sezonit, nëse nuk e rinovon kontratën e tij deri më atëherë. Por ai nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që e konsideron një gjë të tillë të padrejtë.

“Tani për tani, jam duke qëndruar në Chelsea. Kam edhe një vit kohë në kontratën time në qershor. Nëse nuk e rinovoj kontratën, atëherë është e mundur të largohem”, ka thënë Hazard për Canal+.

“Nuk mund ta shoh veten duke u largua nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit. Nuk do t’ia bëja kurrë një gjë të tillë klubit, e as tifozëve”.

“Afatin kalimtar të verës së ardhshme, është e mundur të largohem, por është e mundur edhe që ta kaloj të gjithë pjesën tjetër të karrierës sime si futbollist i Chelseat”.
Shtuar më 26/11/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori