Hazard ngul këmbë: Dua të luaj vetëm për Real Madrid
"Dua të luaj vetëm për Real Madrid". Këto janë fjalët e talentit belg të Lille, Eden Hazard i cili kërkohet nga Inter, PSG, Chelsea e shumë super klube të tjera europiane. Por duekt se 21-vjeçari e ka ndarë mendjen.

Sipas asaj që raporton "El Confidencial", Hazard ka pranuar faktin që vitin tjetër do të largohet nga Franca për t'iu bashkuar madrilenëve. " Dua të luaj me Real Madrid, nuk marrë parasysh asnjë ofertë tjetër", u shpreh Hazard.

Vendimtar në këtë është Zinedine Zidane, që për llogari të "Merengues" monitoron kampionatin francez. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori