Hazard: Nuk e meritoj Topin e Artë
Me fillimin e këtij sezoni me paraqitjet dhe golat e tij Eden Hazard është rikthyer në një lojtar kyç për skuadrën e Chelseat.

Belgu është përfolur edhe si një kandidat i denjë për të fituar “Topin e Artë”, por sipas tij ai nuk e meriton këtë çmim.

"Kam pasur një vit të mirë, mirëpo nuk mendoj se e meritoj Topin e Artë. Ka lojtarë të tjerë që kanë bërë gjëra më të mira se unë. Fitimi i këtij çmimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im kryesor. Do të thosha se e meriton Luka Modric, mirëpo ai nuk ka luajtur aq mirë pas Kupës së Botës, kështu që duke llogaritur paraqitjen në këtë stinor, them se e meriton Kylian Mbape", deklaroi Hazard.
Shtuar më 17/11/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori