Hazard plot 1 vit pa shënuar gol me Real Madridin në La Liga
Një futbollisti të madh rrallë se mund t’i ndodhë kjo, Eden Hazard u përball me këtë situatë madje dy herë.

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard i ka bërë 356 ditë pa shënuar gol në ligë me klubin e Realit.

Pra, saktësisht sot bëhet 1 vit që Hazard nuk ka tundur rrjetën e një kundërshtari me klubin e Realit.

Më poshtë e gjeni golin e parë të shënuar nga Hazard në La Liga me Realin.

Kujtojmë se ai sezonin e kaluar luajti vetëm 16 ndeshje.

Por, të mos harrojmë se një gjë e tillë Hazardit i kishte ndodhur edhe më parë me skuadrën e Chelseas në vitin 2015, ai nuk shënoi gol për 365 ditë për "blut"

Shtuar më 26/09/2020, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori