Hazard: PSG? Kurrë mos thuaj kurrë
Pëlqej
Eden Hazard është shprehur se e ardhmja e tij është Blu dhe se nuk ka ndërmend që të transferohet tek PSG, gjithsesi ai shtoi se "kurrë mos thuaj kurrë".

Belgu u shpreh se ai e la Lillën për të lënë Francën. Gjithashtu ai nënvizoi se dëshiron që të rritet si lojtar tek Chelsea.

"Kur u largova nga Lille, doja që të largohesha dhe nga Franca, kështuqë kurrsesi nuk do firmosja me PSG. Çdo vit unë jam prioritet i Parisit, por unë jam lojtar i Chelseat dhe ky është vendi ku unë dua që të rritem, kjo është më e rëndësishmja.

Kurrë mos thuaj kurrë, por nëse një ditë rikthehem në Ligue 1, do të jetë Lille, ekipi që ende dashuroi dhe mbështes", u shpreh Hazard për Canal+.
Shtuar më 29/09/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori