Hazard te Reali, zbulohen detajet e marrëveshjes
Duket se e ardhmja e Eden Hazard do të jetë Spanja. Mediat disa ditë më parë kanë raportuar se kjo “martesë” do të bëhej në verë.

Por, “El Chiringuito” shkon më tej duke raportuar se ka një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit nga kryeqyteti. Belgu do të fitojë 13 milionë euro në sezon, plus 3.5 milionë në formën e bonuseve.

1 nëse fiton La Ligën, 1 nëse fiton “Topin e Artë” dhe 1.5 nëse arrin të ngrejë trofeun e Championsit. Gjithçka pritet të ndodh në verë dhe kapiteni i Belgjikës do të jetë imazhi qëndror i ekipit për sezonin 2019-2020. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori