Hazard thur elozhe për zëvendësuesin e tij te Chelsea: Do të bëhet ndër me të mirët në botë
Ylli i SHBA pritet që të zërë vendin e tanimë lojtarit të Real Madridit në Stamford Bridge dhe belgu mendon se ai do të rritet nga sfida e tij në Angli

Eden Hazard thotë se Christian Pulisic do të jetë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, derisa amerikani e ka zënë vendin e tij në Chelsea.

Pulisic mund të jetë njëri ndër më të mirët në botë në të ardhmen”, tha Hazard për Associated Press.

“Ai do të jetë një yll. Për momentin ai është në njërin prej klubeve më të mira në botë…ai është një lojtar që adaptohet lehtë”.

Pulisic nuk ka dashur që të krahasohet me Hazard, ku kishte thënë me herët në korrik për Sky Sport se “ai do të jetë vetvetvja dhe do të përpiqet ta ndihmojë sa më shumë skuadrën e tij”
Shtuar më 26/07/2019, ora 23:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori