Hazard tregon të vërtetën: Trajnerët e Chelsea-t mërziten me mua
Eden Hazard ka një problem me të gjithë trajnerët e Çelsit. belgu i zemëron ata dhe do vazhdojë ta bëjë edhe me trajnerin e ardhshëm pas Sarrit, nëse 28-vjeçari do të jetë ende në Londër.

"I kam zemëruar të gjithë trajnerët e mi dhe tani po vazhdoj të zemëroj edhe Sarrin. Kam zemëruar Murinjon. Ata mendojnë se unë duhet të shënoj më shumë. Edhe trajnerin e ardhshëm do ta zemëroj".

Belgu lëshoi sinjalin e radhës Realit se mezi po pret të luajë për gjigantët spanjollë. Sarri pret shumë nga ylli i tij nesër, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës kundër Totenhemit, ku blutë duhet të përmbysin disavantazhin 1- 0: "Në një moment, të gjithë humbasin. Por unë u argëtova në fushë dhe jam i kënaqur për mënyrën sesi luajtëm në ndeshjen e parë", perfundoi Hazard. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori