Hazard tregon arsyen pse nuk kaloi te Reali
Sulmuesi i skuadrës së Chelseat, Eden Hazard vazhdimisht ka thënë se ëndërron që të luaje te skuadra e Real Madrid. Së fundmi ai ka treguar arsyen se pse nuk u transferua te Reali në këtë session merkatoje.

"Chelsea ishte e qartë me mua (në verë). Nuk do largohesha nga klubi dhe unë pranova. Qëndroj ose largohem, unë do të isha i lumtur gjithsesi. Nuk pendohem aspak për atë vendim, kurrsesi.

Kur vendimet mund të merren nga të tjerët, ti mund të mërzitesh dhe shpesh të thuash fjalën e fundit të parën, por unë kurrë nuk do tregohem mosmirënjohës ndaj Chelseas. Më ka dhënë shumë”, tha Hazard. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori