Hazard uron Sturridge për supergolin e tij ndaj Chelseat
Eden Hazardi i ka bërë komplimente Daniel Sturridge për golin e tij të mrekullueshëm që shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen e djeshme mes Chelseat dhe Liverpoolit.

“I thash atij që goli nuk ishte i keq,. Ai shënoi dy herë. Të mërkurën dhe një dje si unë. Ndoshta ai dëshiron të bëhet si unë”, tha Hazardi me shaka.

“Por ai është një lojtar shumë i mirë. Kisha shansin të luaj me të te Chelsea, dhe e di që ai është një lojtar fantastik”.

“Ai kishte disa lëndime në vitet e fundit mirëpo kur ai është në fushë, ai shëno gola si ky”.

“Jam i lumtur për të po jo i lumtur për Chelsean”.
Shtuar më 30/09/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori