Hazard ushtron presion kundër Realit për tu transferuar
Pëlqej
Hazard ka zbuluar një ofertë që mund tu jep sulm në zemër drejtuesve të Real Madrid.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Hazard ka zbuluar se ka në tavolinë një ofertë joshëse nga rivalët e Manchester Unitedit.

Ajo që belgu ka ndërmend me këtë zbulim është të vendosë frikë në trupin e Prezit, kështu që ai të bëjë sa më shpejt ofertë për nënshkrimin e tij njëherë e përgjithmonë dhe të harrojë pjesën tjetër të opsioneve.

Hazard është i gatshëm të veshë fanellën e Real Madridit dhe ky është një presion për të bërë sa më shpejt ofertë në drejtim të tij./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori