Hazardi e pranon, kur u transferua te Reali ishte mbipeshë
Sulmuesi belg Eden Hazard në një intervistë ka folur rreth transferimit të tij nga Chelsea në Madrid verën e kaluar.

Hazardi fillimisht u shpreh se transferimi i tij te klubi madrilen ishte një ëndërr që ai e kishte që kur ishte i vogël.

"Për mua ishte një ëndërr transferimi në Real Madrid. Që i vogël, kur luaja në kopshtin e shtëpisë, kam ëndërruar që të isha futbollist i Real Madridit. Nuk shkoja kurrë në Madrid me familjen time pasi që ishte larg, por e dija që një dit do ta veshja këtë fanellë", tha fillimisht Hazardi.

Sulmuesi ka konfirmuar se në verë shtoi 5 kg, pas pushimeve, mirëpo më pas ato i hoqi dhe u rikthye në formën e tij më të mirë.

"Kur erdha te Reali kisha 5 kg mbipeshë. Nuk kam turp ta them, kur jam në pushime, jam në pushime. Fiziku im më jep një mundësi të rikthehem shpejt në formë. Te Lille isha 72 kg, te Chelsea 75 ndërsa në verë isha 80 kilogramë. Gjithsesi brenda 10 ditësh arrita të kthehesha sërish në formën më të mirë", tha Hazardi.
Shtuar më 15/01/2020, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori