Hearn me dyshime: Joshua – Fury, mund të ndodhë në maj por ka disa pengesa
Anthony Joshua dhe Tyson Fury duan të luftojnë në Britaninë e Madhe, por ka çështje të mëdha logjistike, thotë Eddie Hearn.

Eddie Hearn, promotori i boksierit britanik, Anthony Joshua, ka folur për mundësinë që dueli JoshuaFury të ndodhë, që do ta bënte duelin më të madh në histori të boksit.

Joshua është mbajtës i titujve IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Fury është kampion i WBC, aktualisht ata nuk kanë qenë kurrë më afër arritjes së marrëveshjes për një luftë historike që do të kurorëzonte kampionin e padiskutueshëm të kategorisë së peshave të rënda dhe në rast të fituesit do të unifikonte të gjithë titujt e lartpërmendur.

Hearn shpjegoi se ka përparime në negociata, por se nëse meçi do të ndodhë atëherë boskierët do të duhet të pranojnë ulje të fitimeve dhe se ekzistojnë disa probleme logjistike lidhur me ndeshjen.

"Sigurisht që ka shumë vende në botë që dëshirojnë të organizojnë këtë luftë", tha ai.

"Bisedimet kanë qenë pozitive për Anthony Joshua vs Tyson Fury në maj 2021, por vendndodhja është një lloj problemi që do të thotë që dy britanikët mund të zgjedhin të ndeshen jashtë vendit", tha 41 vjeçari.

"Vendndodhja do të jetë lëvizja tjetër e diskutimit", tha ai për "Sky Sports News".

"Plani ynë, pasi të flasim me (promovuesin e Fury me bazë në SH.B.A.) Bob Arum, është që të arrijmë marrëveshjen më pas të dalim në vendet përkatëse", tha Hearn.

"Padyshim që të gjithë do të dëshironim që kjo luftë të zhvillohej në Britaninë e Madhe, por ju e keni parë Londrën të shkojë përsëri në Nivelin 3 tani përsëri", tha ai.

"Të dy luftëtarët do të duhet të marrin një reduktim të ndjeshëm të fitimeve për këtë luftë që do të zhvillohet në Britani, për fat të keq. Ndoshta gjysma dhe, pa një turmë, ndoshta 80 përqind", përfundoi Eddie Hearn.
Shtuar më 21/12/2020, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori