Henderson i qëndron besnik Liverpoolit: Nuk e kam menduar kurrë largimin
Kapiteni i Liverpool, Henderson, ka pasur dy sezonet e fundit nga më të suksesshmet në karrierën e tij, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Megjithatë, nga koha kur ai u bashkua me skuadrën e parë, kishte shumë momente më të vështira për ‘Reds’.

Përkundër vështirësive, Hendo ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga Liverpool.

"Ka pasur rënie dhe ngritje gjatë viteve të fundit në karrierën time. Ka gjimonë kohë të vështira në karrierë dhe jetë", ka thënë Henderson.

"Dukshëm, për mua nuk ishte e lehtë në fillimin e karrierës me Liverpool, dhe përkundër krejt ndodhive, largimi asnjëherë nuk ishte opsion për mua" ,ka shtuar kapiteni.

Henderson ka qenë një nga pikat kyçe të formacionit të Jurgen Klopp në këto dy sezone të suksesshme për skuadrën.
Shtuar më 01/08/2020, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori