Henrichs përveç Bayernit kërkohet edhe nga Interi
Pëlqej
Talenti gjerman i Bayer Leverkusenin, Benjamin Henrichs, me shumë gjasë do të largohet nga Leverkuseni në fund të këtij stinori.

Falë ndërhyrjeve të sakta në mbrojtje dhe depërtimeve në sulm Henrichs ka fituar edhe një vend në Kombëtaren e Gjermanisë.

19-vjeçari shihet si e ardhmja e futbollit gjerman dhe ai mund të largohet nga Leverkuseni në fund të këtij stinori.

Së fundmi në garë për 19-vjeçarin është futur edhe skuadra italiane e Inter që po kërkon ta përforcojë mbrojtjen.

Për ta bërë të vetin Henrichs, i cili kërkohet edhe nga Bayern Munich, Inter duhet të bëjë gati 25 milion euro pasi ky është cmimi që kërkohet nga Leverkusen. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori