Henry debuton me humbje, Monaco rrezikon rënien nga kategoria
Pëlqej
Thierry Henry ka debutuar me humbje në stolin e Monacos dhe tashmë situata duket tepër shqetësuese. Në 4 ndeshjet e fundit, skuadra nga principata ka regjistruar 4 humbje, teksa së fundmi u mposht nga Strasburgu me rezultatin 2-1.

Bardhekuqtë aktualisht ndodhen në vendin e parafundit me 6 pikë në 10 ndeshje, teksa në sfidën e radhës do të presin Dijonin në shtëpi.

Një ndikim në këtë situatë që po kalon Monaco kanë edhe dëmtimet e shumta, plot 8 lojtarë mungonin në sfidën dhe trajneri Henry u detyrua të luajë me portierin e tretë, i cili ishte fajtori kryesor te goli i parë i pësuar.
Shtuar më 20/10/2018, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori