Henry më i motivuar se kurrë
Albeu.com
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka deklaruar se pavarësisht se i ka mbushur 31 vjet ai ende e ka po të njëjtin motivim sikur ka qenë 17-vjeçar.
“Kam luajtur qe 14 vite dhe e kam po të njëjtin motivim dhe vullnet për të fituar si në moshën 17-vjeçare”.

“Nuk më pëlqen të flas për sezonin e kaluar, e vetmja gjë për të cilën jam i interesuar është e tanishmja dhe t’ia kaloj mirë me trajnerin e ri”.

“Nuk duhet të dëshmoj asgjë, por vetëm duhet t’u ndihmoj bashkëlojatërve dhe të luaj mirë për ta çuar skuadrën përpara”, ka thënë ish-sulmuesi i Arsenalit.
Shtuar më 18/08/2008, ora 21:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori