Legjenda e futbollit francez, Thierry
Henry është zyrtarisht
trajner i
skuadrës së
Monacos që militon në kampionatin francez.
Henry ka firmosur me Monacon për tre vitet e ardhshme. Kujtojme që francezi ka qenë pjesë e
skuadrës së
Monacos për gjashtë sezone, nga viti 1993 deri në vitin 1999 ku shënoi 28 gola.
“Së pari, falënderoj Monaco-n për mundësinë e dhënë, sepse bëhet fjalë për një klub special për mua. Jam shumë i lumtur që kthehem te Monaco dhe jam shumë i vendosur që të përballem me sfidat që më presin. Pres me padurim të takohem me lojtarët dhe të punojmë së bashku”, tha
Henry. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2018,
ora 13:01