Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin
Kurti, i ka përgëzuar Përfaqësueset e
Kosovës dhe Shqipërisë për fitoret e arritura..
Kurti i cili ishte dje për herë të parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ta shikuar Kombëtaren e
Kosovës, tha se shqiptarët shkëlqejnë
sado pak mundësi kur kanë.
Postimi i plotë nga
Kurti:
Teksa Kosova shënoi 2 gola në portën e Malit të Zi në Prishtinë, merrnim mesazhet për 4 golat e Shqipërisë si mysafire në Moldavi. Dy skuadrat tona na gëzuan sonte 6 herë. Dhe, nuk morën asnjë gol. Sulmuan bukur e suksesshëm. U mbrojtën mirë e pa siklet. Shkëlqejnë shqiptarët,
sado pak mundësi kur kanë.
Shtuar më 15/10/2019,
ora 11:38