Transferta e “Qemal Stafës” po rezulton shumë e hidhur për Xherdan Shaqirin dhe këtu nuk bëhet fjalë për koret kundër mesfushorit me origjinë shqiptare.
Lojtari i
Bayernit të Mynihut pësoi një dëmtim në sfidën e së premtes dhe fillimisht u mendua për pak ditë pushim, por gjatë orëve të fundit, analizat më të detajuara konkludojnë një tërheqje të rëndë që pritet ta mbajë lojtarin rreth 2 muaj, transmeton Supersport.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, 22-vjeçari shprehet i shqetësuar dhe shton se është shumë i mërzitur për këtë dëmtim që do ta mbajë larg skuadrës së
Bayernit të paktën deri në fillim të vitit 2014.
Shaqiri shton gjithashtu se një dëmtim të ngjashëm e ka pësuar kohë më parë edhe në këmbën e majtë, prandaj premton se do të punojë shumë për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë. Problemet
fizike të mesfushorit shqiptar e rëndojnë situatën në kampion bavarez pasi Guardiola nuk ka të gatshëm as mbrojtësin Holger Badstuber por edhe dy mesfushorët Thiago Alcantara e Javi Martinez. Gjatë ditëve të fundit, Bastian Schweinsteiger është rikthyer i gatshëm ashtu si edhe Mario Goetze që nuk ka arritur të rigjejë ende formën më të mirë
fizike.
Shtuar më 15/10/2013,
ora 22:26