Sulmuesi i ri meksikan, Havier
Hernandez, i njohur me nofkën Chicharito, u ka bërë të ditur tifozëve të Mançester
United se ndjehet gjithnjë e më mirë pas një tronditje në tru.
Ai aktualisht ndodhet jashtë skuadrës së parë të "Djajve të Kuq" duke u stërvitur lehtë, kurse para se të rikthehet në përbërjen e parë do të jetë i detyruar të
luajë disa ndeshje me skuadrën e dytë.
Pritjet e tifozëve janë të mëdha, derisa Ferguson ka deklaruar se
Hernandez mund të arrijë në shifrën e 30 golave në këtë edicion.
"Kurrë nuk e shoh vetën si shënjestër për topin, thjeshtë
luaj futboll. Golat e mi janë
fryt i punës së bashkëlojtarëve të mi. Ne sulmuesit kemi fat që jemi më afër portës", ka thënë Chicharito.
"Sigurisht se njerëzit presin shumë nga unë në këtë edicion, por nuk ndjej aspak presion".
"Jam shumë i lumtur që
luaj për klubin më të mirë në botë dhe vetëm dëshiroj të jem më i mirë në të ardhmen dhe të mësoj më shumë gjëra për Premierligën".
"Nuk ka rëndësi nëse do të
luaj një minutë apo 90 minuta. Thjeshtë dua ta ndihmoj Manchester
United të fitojë trofe". /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2011,
ora 09:47