Heroi Bregu, Skënderbeu fiton minimalisht ndaj Flamurtarit
Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 13 të Kategorisë Superiore. Goli i vlonjatit Dejvi Breguminutën e 89-të i dha fitoren skuadrës së Orges Shehit.

Një përballje spektakolare ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, por në fund janë vendasit ata që festojnë. Në minutën e 4-t, vlonjatët gjetën golin e avantazhit me Bushiç, por ky gol nuk vlejti për shkak të një prekje të topit me dorë brenda zonës. Lojtarët kuqezinj nuk ishin dakord me këtë vendim duke protestuar.

Rastet për shënim nuk munguan, por për mërit të portierëve kundërshtar, ndeshja mbeti e pandryshuar deri në minutën e 89-të atëherë kur Bregu gjen rrugën e rrjetës.

Me fitoren e sotme Skënderbeu ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Partizanit. Ndërkohë që vlonjatët mbajnë vendin e 6-të me 19 pikë në 13 ndeshje.
Shtuar më 11/11/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori