Heroi i Kombëtares: Loja jonë ndryshoi pasi në fushë hynë Basha dhe Memushaj
Pëlqej
Etrit Berisha tha pas ndeshjes se kuqezinjtë filluan të funksionojnë siç duhej vetëm pasi në fushë hynë Basha dhe Memushaj, duke u kthyer me rreshtimin e përdorur në periudhën e De Biazit.

Për ndeshjen

“Të them të drejtën ishte një pjesë e parë jo e mirë, por me ndërrimin e Bashës dhe Memushajt, ka ndryshuar loja jonë dhe filluam të kemi epërsi numerike në mesfushë ndaj erdhën shanset. Si pasojë erdhi goli, që ishte i merituar në pjesën e dytë. Pastaj ishim duke udhëhequr dhe duhej të mbroheshim, por erdhi penalltia që dua ta shoh, se ishte e dyshimte. Nuk e di, edhe pse fola me gjyqtarin, nuk ndryshoi gjë.

Mund të them se pasi barazuan, morën forcë dhe deshën ta fitonin ndeshjen, por ne u munduam me të gjitha forcat ta mbronim të paktën rezultatin se një pikë është e vlefshme në këtë moment dhe u munduam që të krijonim mundësi kundërsulmi, por nuk ia arritëm”.

Për ndryshimin e lojës me pozicionimin e Alioskit në krahun e djathtë

“Mund të themi që në pjesën e dytë, Alioski ndërroi krahun dhe kishte mundësi më të mira të rrezikonte portën. Ata kanë lojtarë shumë të mirë edhe në pankinë, kush hyri kontribuoi për ekipin dhe u munduam që të mbronim rezultatin, të ishim kompakt në mbrojtje. Por ai vendim i gjyqtarit, apo një moment i diskutueshëm, vendosi barazimin. Përndryshe ne ishim kompakt në mbrojtje dhe i bënim ballë me jo shumë vështirësi”.

Për vështirësitë ndaj Spanjës

“Për mua është ndjenjë e mirë, kur kam topa për të mbrojtur, kur kam shanse para portës. Është shumë më mirë kjo ndeshje se si ndaj Lihtenshtejnit. Do të mundohemi ta përgatisim ku dihet edhe mundësia se sa kemi kapacitet për të luajtur me ekipet e mëdha sidomos jashtë. Me siguri do të mundohem të jap gjithçka për të bërë më të mirën”. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori