Heroi i Nottinghamit: Gruaja ime më tha nëse shënon 3 gola gjatë vitit unë do mund të mbaja një qen
Nottingham Foresti i surprizoi të gjithë ne FA Cup teksa eliminoi Arsenali, duke e mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Padyshim heroi i triumfit të sotëm ishte mbrojtësi amerikan, Erik Lichaj, i cili realizoi 2 gola.

Në minutën e 64-të, vendasit morën një 11-metërsh dhe Lichaj kërkoi me ngulm që ta gjuante ai, por nuk u lejua nga mesfushori 18-vjeçar Brereton.

Në deklaratën pas ndeshjes, mbrojtësi tregoi edhe arsyen e dëshirës së madhe për të shënuar golin e tretë personal.

“Gruaja ime më tha nëse shënon 3 gola gjatë vitit unë do mund të mbaja një qen, ja pse doja të gjuaja penalltinë, por Brereton më tha të largohesha”, u shpreh Lichaj pas ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori