Heroi i zviceranëve: Shqipëria e vështirë për t'u mposhtur
Pas fitores ndaj Shqipërisë, Sommer pranoi vështirësitë që kishte hasur përballë kuqezinjve.

“Jemi me shumë fat pasi sapo kemi marrë fitoren e parë në grup. Luajtëm përballë një rivali shumë të fortë”, tha portieri që aktualisht aktivizohet te Gladbach.

Lojtari më i mirë i takimit nuk hezitoi të njihte forcën e rivalëve të cilët edhe pse në inferioritet numerik ia vështirësuan shumë jetën.

“Me kalimin e minutave gjithçka po bëhej më e vështirë për ne. Shqipëria luajti shumë mirë në mbrojtje . Ishim me fat që nuk pësuam asnjë gol”, tha Sommer.
Shtuar më 11/06/2016, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori