Herolind Shala bëhet me skuadër të re
Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka firmosur zyrtarisht për dy vite me skuadrën e Valerenga.

Ai do të mbetet kështu në Norvegji, pasi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Start me të cilën realizoi 3 gola.

Në karrierën e ti 27-vjeçari ka luajtur edhe me Sparta Prague në Çeki, apo Kasimpasa në Turqi, ndërkohë që dy sezone luajti me Liberec.

Mesfushori tashmë është nisur drejt Spanjës për të kryer fazën përgatitore, teksa në muajin mars nis dhe zyratarisht kampionati në Norvegji. /albeu.com/

Shtuar më 12/02/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori