Herolind Shala qetëson tifozët: E përkrah Shqipërinë dhe do të jem pjesë e saj
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala ka përgënjeshtruar të gjitha zërat që kanë të bëjnë me qëndrimin e tij ndaj Kombëtares së Shqipërisë, pas përzgjedhjes së De Biazit.

Ai ka thënë se edhepse sdo të jetë në Francë, do të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare, ndërsa vendimin e e De biazit e ka cilësuar si zgjedhje të trajnerit që duhet respektuar.

Ja statusi i tij në Facebook:

"Përshëndetje miq.
Siç e dini nuk jam pjesë e skuadrës për në Francë por un do të vazhdoi ta përkrahi Shqipërinë dhe të jem pjesë e vendit tim. Zgjedhjet e trajnerit duhet respektuar dhe shpresojë në sukses në kampionatin evropian. Gjithçka që keni lexuar për mua nuk janë të vërteta, do të jem pjesë e Shqipërisë përgjithmonë. Forca Shqipëri. #HS" /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 13:50
vladimir gjoka
e Dielë 5 Qershor 2016, Ora 10:47
bravo.
vladimir gjoka
e Dielë 5 Qershor 2016, Ora 10:48
bravo.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori