"Heronjtë" e Shqipërisë përlotin sallën e Top Awards
Pasi u pritën si heronj, dy futbollistët e Kombëtares, Armando Sadiku dhe Andi Lila ishin dy të ftuarit specialë në Top Awards. Ata shprehën mirënjohjen për mbështetjen që shqiptarët u dhanë jo vetëm në stadium por edhe kudo ku ndodheshin.

"Është një emocion si në fushën e futbollit", tha Armando Sadiku.

Faleminderit të gjithëve që ishin ata që ishit në Francë", u shpreh Lila, "që e bëtë stadiumin e Francës kuq e zi, edhe ata që nuk ishin, por ishin me zemër afër nesh. Ju falenderoj! Në pamundësi për t’ju përqafuar të gjithë, faleminderit që i mbushët ato stadiume!’.

Ata prezantuan çmimin e "Artistes më të mirë femër", që u shpall Era Istrefi, pas suksesit të madh që përjetoi gjatë këtij viti me këngën "Bon Bon" në të gjithë botën. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2016, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori