Hertha Berlin në kupën UEFA-s
Albeu.com
Hertha Berlin ka marrë një vend suplemantar në Kupën UEFA-s, që i është akorduar Gjermanisë nga UEFA për titullin e fair-play. Këtë e bëri të ditur të dielën Liga Gjermane e Futbollit (DFL).Hertha e Berlinit zuri vendin e parë në klasifikimin e "fair-play" dhe do të përfaqësojë Gjermaninë në Kupën UEFA bashkë me Hamburgun dhe Ëolfsburgun, që ishin të renditura në vendin e 4-t e të 5-të në klasifikimin e kampionatit Gjerman. Si përfaqësues i këtij vendi në këtë kupë evropiane do të luaj edhe Borusia e Dortmundit, pasi është kualifikuar si finalist i Kupës së Gjermanisë, fituar nga Bayern Munich, që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Klubi i kryeqytetit gjerman, i drejtuar nga zvicerani, Lucien Favre, zuri vendin e 10-të në kampionat dhe do të rikthehet në Evropë për herë të parë që nga 2006.
Shtuar më 18/05/2008, ora 23:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori