"Het-trik" ndaj Leipzig, Rashford vendos rekord në Champions
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, është bërë vetëm futbollisti i pestë që shënon ‘hat-trik’ duke ardhur në lojë si një zëvendësues.

Sulmuesit anglez i mjaftuan 27 minuta në fushë, për t’i shënuar tri gola në portën e Leipzig, me Manchester United që në fund fitoi 5:0.

Me këtë rekord ai i bashkohet Kylian Mbappe, Walter Pandiani, Joseba Llorente dhe Uwe Rosler.

Rashford gjithashtu barazoi rekordin e Ole Gunnar Solskjaer që kishte vendosur si lojtar te Manchester United.

Anglezi është bërë vetëm lojtari i dytë i Manchester Unitedshënon ‘het-trik’ duke ardhur në lojë si zëvendësues, me Ole Gunnar Solskjaer që kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 1999 ndaj Nottingham Forest në Premierligë.
Shtuar më 29/10/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori