Policia në Argjentinë ka kontrolluar shtëpinë dhe
klinikën private të Leopoldo Luque,
mjekut të legjendës së futbollit Diego Maradona i cili
vdiq katër ditë më parë.
Ata po përpiqen të vërtetojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e futbollistit apo jo.
Ish ylli, 60 vjeç,
vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires.
Vajzat e
Maradonës thuhet se kanë kërkuar të dinë se çfarë mjekimi dhe trajtimi i’u bë babait të tyre.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 18:09