Hetimi nga UEFA për Luftëtarin, flet presidenti Armand Duka
Pëlqej
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një workshop ndërkombëtar me titull: "Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues"(E Drejta Sportive dhe Arbitrazhi: një vështirim praktik mbi çështje të përzgjedhura ligjore).

Para fillimit të eventit, presidenti i Federatës, Armando Duka, është pyetur nga mediat për hetimin që UEFA ka nisur për Luftëtarin, mbi ndeshjet e trukuara që ka luajtur gjatë kësaj vere për Europa Ligë.

Ai ka deklaruar: "Nuk e di a ka një hetim në lidhje me Luftëtarin, por është normale. Për sa kohë ka aktivitet sportiv, çdo klub apo individ edhe mund të hetohet, edhe mund të dyshohet".

Shtuar më 18/01/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori