"Heynckes, 99% i Real Madrid"
"Ka 99% mundësi që Heynckes të jetë trajneri i Real Madrid sezonin e ardhshëm". Këto janë fjalët e Anatoli Tymoschuk, mesfushorit ukrainas të Bayern Munchen, për një televizion rus.

Gazeta "AS" shkruan se klubi madrilen i ka bërë një ofertë teknikut që do të largohet nga bavarezët për t’i lënë vendin Pep Guardiolës pasi të përfundojë sezoni aktual, por oferta hyn në fuqi vetëm nëse Carlo Ancelotti nuk largohet nga Paris Saint Germain.

Real Madrid po mundohet të zëvendësojë Jose Mourinhon, i cili do të largohet nga Spanja pas një eksperience 3-vjeçare dhe alternativa e parë është Ancelotti.

Por, nëse PSG nuk lejon largimin e teknikut italian, klubi merengues po mendon për Heynckes, trajner i cili ka fituar Ligën e Kampioneve me këtë klub në vitin 1998. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2013, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori