Heynckes: Edhe këmishën e fundit do shisja për këtë lojtarë
Pëlqej
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka thënë se do të shiste edhe këmishën e fundit për mesfushorin belg, Kevin de Bruyne.

Jupp heynckes ka vetëm fjalë të mëdha për mesfushorin e Manchester Cityt, për të cilin thotë se është më i miri në Evropë në pozitën e tij.

Kevin de Bruyne nuk ka luajtur kaq mirë gjatë sezonit të kaluar, por për të do të shisja edhe këmishën time të fundit. De Bruyne është me diferencë lojtari më i mirë në Evropë”, tha Heynckes gjatë një interviste për Kicker.

Para dy edicioneve Bayern kishte mundësi ta transferonte De Bruyne nga Wolfsburg, por refuzoi të paguante rreth 70 milionë euro për shërbimet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori