Heynckes i kënaqur me fitoren ndaj Stuttgartit
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të tij në përballjen e një dite më parë kundër Stuttgartit, ndeshje e cila u fitua nga skuadra e tij me rezultain 2-0.

“Nuk ishte e lehtë për lojtarët e mi që të zhvendosin vëmendjen e tyre te Bundesliga, edhe pse unë duhet të them se ata ishin shumë profesionistë dhe qëndrimi i tyre ishte i mirë. Nëse Ivica Olic do t`i konkretizonte rastet e treguara për të në pjesën e dytë, atëherë shumë më lehtë do ta kishim siguruar fitoren”, është shprehur Heynckes. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2012, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori