Heynckes: Ne i dhuruam dy gola Realit
Pëlqej
Në përfundim të ndeshjes trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes ka folur për media.

Ai tregoi se skuadra e tij ka humbur nga gabimet e bëra.

“Ne i dhamë Real Madridit dy gola nga gabimet e qarta dhe patëm shumë shanse që nuk i shfrytëzuam, kështu që nuk është për t’u habitur që kemi humbur”, tha Heynckes.

“Unë kurrë nuk kam parë një ekip të Real Madridit që ka lejuar kaq shumë shanse, kështu që ne nuk po heqim dorë as tani”, përfundoi trajneri. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori