Heynckes u mbyll derën ofertave për Lewandowskin
Jupp Heynckes nuk e diskuton mundësinë e largimit të sulmuesit, Robert Lewandowski gjatë merkatos së verës.

Për polakun Real Madrid e Chelsea janë në krye të listës së ekipeve që interesohen për 29-vjeçarin, kontrata e të cilit me bavarezët skadon në 2021. 72-vjeçari deklaroi se Bayerni nuk i toleron këto situata, pasi është një skuadër e madhe dhe me nivel të lartë në Europë.

Ai thesksoi se nuk mund ta imagjinojë që te Bayerni të ekzistojnë çështje si ato që ndodhën në Dortmund me Aubameyang dhe Dembele./albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori