Hiddink: Messi u neutralizua
Albeu.com
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazëllyer me mënyrën se si ekipi i tij “neutralizoi” Lionel Messin gjatë barazimit të mbrëmshëm në Barcelona.“Messi sonte u neutralizua shumë mirë taktikisht. Bosingwa bëri një punë të mirë dhe kishte ca ndihmë nga Malouda në të majtë dhe një përkrahje të mirë nga qendra kur Messi futej brenda. Mund të ndodhë një herë ta ndalosh, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë dy herë”, ka thënë Hiddink.

“Barcelona luan futboll të bukur dhe posedimi është vendimtar në ndeshjen e tyre. E vetmja gjë të cilën ata nuk arritën ta bëjnë është të shënojnë gol dhe mendoj se Cech bëri një punë të mirë”, ka shtuar holandezi.
Shtuar më 29/04/2009, ora 17:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori