Hiddink trajner i Turqise
Albeu.com
Federata Turke e Futbollit ka pohuar se Guus Hiddink do ta drejtojë kombëtaren në dy vitet e ardhshme, ku përfshihen kualifikimet për Euro 2012. Holandezi vendosi ta pranojë ofertën e Turqisë, pasi u bë e qartë se ai nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me kombëtaren e Rusisë.
“Holandezi Guus Hiddink, ka pranuar ta marrë kreun e kombëtares së Turqisë deri në gusht 2012, pasi bëri të ditur se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Rusisë, që do të përfundojë më 30 qershor”, thuhet në deklaratën e FFT.

“Strategu 63-vjeçar është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me opsion që kjo të vazhdohet edhe për dy vite të tjera”, thuhet më tej në deklaratë.

Ky do të jetë qëndrimi i dytë i Hiddink në Turqi, pasi strategu holandez kishte drejtuar ekipin e Fenerbahce në sezonin 1990-91
Shtuar më 17/02/2010, ora 22:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori