Hidhet me parashutë, gati gjoba për Benzema
Karim Benzema mund të gjobitet nga Real Madrid. Klubi madrilen nuk e ka pëlqyer sjelljen e sulmuesit francez gjatë pushimeve dimërore në Dubai. Bomberi i "Los Blancos" ka provuar hedhjen me parashutë, një veprim i rrezikshëm që ndalohet nga klubi.


Sipas asaj që shkruan "Sport.es", Benzema mund të gjobitet, gjë që ka ndodhur më parë edhe Iker Casillas, i cili u ndëshkua pasi kishte ngarë një motor. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori