Hidhet poshtë plani i FIFA, botërori do të vazhdojë me 32 skuadra
Kupa e Botës do të vazhdoj të luhet me 32 skuadra edhe në Botërorin e Katarit 2022.

FIFA ka bërë të ditur se ka braktis idenë që kampionati më i madh për shtete të luhet me 48 ekipe.

Por sipas "The Times" , presidenti i FIFA, Gianni Infantino, i cili ka shtyrë masivisht për të bërë ndryshimin, ka pranuar se do të ishte tepër sfiduese për ta bërë këtë në Katar.

Infantino zyrtarisht do të njoftojë vendimin në mbledhjen e kongresit të FIFA më 5 qershor në Paris dhe Kupa e Katarit do të mbetet si një ngjarje e 32 ekipeve.

Megjithatë, turneu pritet të rritet në 48 skuadra për Botërorin e vitit 2026. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori